Në tubimin e Aleancës KOmbëtare për Integrim, Arben Taravari iu përgjigj sfidës së Adnan Azizit nga VLEN-i.
Në një tubim Adnan Azizi e sfidoi Taravarin se a guxon t’ia thotë në sy Ali Ahmetit se ai është i sëmurë, dhe këtë e bëri sonte Taravari duka i thënë në sy dhe live në tubimin që u mbajt në Kumanovë, njofton TS.
“Ai më sfidoi me një pyetje, dhe unë dua t’i përgjigjem sonte. Më tha: ‘Ti ke thënë se z. Ali Ahmeti është i sëmurë seriozisht.’ Po, e kam thënë këtë fjali. E kam thënë sepse z. Ahmeti pi shumë duhan. Rri shumë në odat e burrave. Dhe ja sonte, seriozisht i dhemb z. Ahmetit. Unë mendoj që është mirë ta lë duhanin. Madje, është mirë ta largojë krejtësisht, theksoi Arben Taravari./TS