Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) që u mbajt sonte në Kumanovë, Arben Taravari doli me një sfidë të hapur ndaj Adnan Azisit.
“Unë dua të sfidoj përsëri zotri Adnan Azizin. Kryeministrin nuk ia përmend as emrin, por ai është njeri i fortë, mbi 100 kilogramë, njeriu i parë në Tetovë. Si e duron këtë? Si mund ta duron?” , tha Taravari, njofton TS.
Ai rrëfeu gjithashtu një moment kyç që ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar nga Veriu.
“Personalisht, në ditën kur vendos të dalë prej qeverie, ishte dita e 3-4-të pas tragjedisë në Koçan, kur zotri Mickoski tha se i kapi për veshi shqiptarët dhe i burgosi. Ky ka qenë momenti vendimtar për mua, që kam thënë: Unë largohem nga qeveria’”, theksoi Taravari.
Fjalimi i Taravarit u prit me shumë reagime nga simpatizantët dhe përcolli mesazhin e fortë të nevojës për bashkëpunim dhe përgjegjësi për të ardhmen politike të shqiptarëve./TS