Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur për raportet mes shqiptarëve në rajon dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që po merr Shqipëria në zhvillimet politike dhe strategjike të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk mendoj që shqiptarët, kudo që jetojnë – në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës e gjetiu – kanë dallime të mëdha mes veti.

Mund të ketë gara mes personave, por në përgjithësi raportet mes shqiptarëve janë korrekte, me dallime të papërfillshme.

Mua më gëzon fakti që dy kryeministrat shqiptarë mund të kenë qëndrime të ndryshme, por në momente të caktuara dinë të ulen bashkë.

Në këtë periudhë, kryeministri shqiptar Edi Rama, si lojtari kryesor në Ballkanin Perëndimor, po dëshmon se Tirana është bërë epiqendra e Ballkanit.

Shqipëria po ecën më mirë se të gjitha vendet e tjera në rajon në rrugën drejt Bashkimit Evropian, dhe në periudhën e ardhshme duhet ta luaj rolin e liderit të shqiptarëve për 4-5 vitet e ardhshme.”

Taravari nënvizoi se uniteti politik dhe strategjik mes shqiptarëve në rajon është kushti kryesor për stabilitetin dhe përparimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, duke e cilësuar Shqipërinë si shtyllën orientuese të këtij procesi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com