Zyrtari i AKI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me ecurinë e zgjedhjeve lokale, duke thënë se në këto zgjedhje po ndodh një “referendum” i vërtetë nga qytetarët shqiptarë.

Sipas Ademit, qytetarët kanë dalë masivisht për të dënuar politikat e VLEN-it dhe VMRO-së, duke i cilësuar këto zgjedhje si një mesazh të qartë kundër “nënshtrimit dhe nëpërkëmbjes”.

“Referendum,” ka shkruar shkurt Ademi në një postim, duke lënë të kuptohet se VLEN-i është në rrugë të humbjes, edhe pse garon në komuna shqiptare.

Ai shtoi se ky reagim qytetar është një mobilizim për rikthimin e dinjitetit, duke dëshmuar se shqiptarët nuk pranojnë të jenë vegël e politikave të dëmshme, siç i ka cilësuar ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com