Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i hodhi poshtë pretendimet se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve lokale. Ai i cilësoi këto publikime si dezinformata që synojnë të demotivojnë votuesit para raundit të dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor.

“Tërheqja e Ali Ahmetit nuk është aspak në shqyrtim. Përkundrazi, BDI është parti fituese – kemi marrë 23 mijë vota më shumë se VLEN dhe kemi rritur numrin e këshilltarëve në 120,” deklaroi Ademi.

Ai njoftoi se mbledhja e sotme e kryesisë do t’i kushtohet analizës së rezultateve dhe situatës aktuale politike, por jo çështjes së pozitës së liderit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume