Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka rikonfirmuar legjitimitetin e saj në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore.

“Së pari, më lejoni të theksoj se për më pak se një vit e gjysmë patëm tre cikle të ndryshme zgjedhore – zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dhe në të trija këto cikle është rikonfirmuar legjitimiteti i Aleancës Kombëtare për Integrim,” tha Ademi.

Ai shtoi se rezultatet në nivel kombëtar tregojnë mbështetje të qëndrueshme për subjektin. “Nëse i shikojmë rezultatet në listat partiake, aty ku maten realisht partitë politike, në listat për këshilltarë, Aleanca Kombëtare për Integrim ka më tepër se 23 mijë vota,” theksoi Ademi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com