Arbër Ademi: Saraji është shembull tipik se si kandidati i VLEN-it ka fituar me votat e VMRO-së (VIDEO)

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në në intervistë për Alsat, ka folur lidhur me rezultatin zgjedhor në komunën e Sarajit, duke e cilësuar atë si një shembull tipik të manipulimit të vullnetit qytetar përmes mbështetjes së partive të tjera ndaj kandidatit të koalicionit VLEN.
“Saraji është shembull tipik se si kandidati i VLEN-it ka fituar me votat e partive të tjera. Në këshillin komunal, AKI-ja ka marrë rreth 200 vota më shumë se VLEN-i, ndërsa VMRO-DPMNE ka siguruar rreth 500 vota. Sa i përket garës për kryetar komune, kandidati i VLEN-it ka fituar me një diferencë prej vetëm 300 votash”, deklaroi Ademi, njofton TS.
Ai ngriti pyetje rreth mbështetjes që ka marrë kandidati i VLEN-it për kryetar, Muhamet Elmazi, duke vënë në dukje se rezultati i tij është më i ulët sesa lista e AKI-së për këshillin komunal.
Ademi u shpreh se ky rezultat është dëshmi e qartë e mobilizimit të partive të tjera për të ndikuar në balancat politike në Saraj, duke përfshirë edhe forca maqedonase që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin për kryetar komune./TS