Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ka ngritur shqetësime për keqpërdorime të institucioneve gjatë ditës së zgjedhjeve, duke theksuar në veçanti përdorimin e policisë për të ndikuar te votuesit.
Ai theksoi se pavarësisht disa lëshimeve të evidentuara gjatë procesit, përgjegjësia për mbarëvajtjen e zgjedhjeve bie mbi pushtetin aktual., njofton TS.
Në fund të deklaratës së tij, Ademi u shpreh optimist për rezultatin zgjedhor në komunën e Çashkës.
“Ne presim që sonte të shkruajmë histori. Mjafton të numërohen votat të numërohet vullneti i qytetarëve dhe ne besojmë thellësisht se Çashka do të jetë shqiptare,” përfundoi zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim.