Arrestime në Zhitoshë për të shtëna në ajër, në Rogaçevë gjendet predhë e pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore

Më 22.10.2025, rreth orës 16:00, nëpunës policorë të Njësisë Policore të Ropotovës kanë privuar nga liria V.E. (26) dhe B.E. (57), të dy nga fshati Zhitoshë. Arrestimi është bërë pasi gjatë një feste familjare, para shtëpisë ku jeton V.E., ai kishte qëlluar disa herë në ajër me një armë zjarri.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz, në pronësi të V.E., si dhe një pushkë gjuetie me leje posedimi në emër të B.E. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personave të përfshirë do të ngriten parashtresat përkatëse.
Po të njëjtën ditë, në orën 12:00, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Rogaçevë, gjatë patrullimit, kanë gjetur një predhë artilerie 120 mm të pashpërthyer, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Parë Botërore.
Predha u largua në mënyrë të sigurt nga një ekip i specializuar i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, pa shkaktuar rrezik për banorët e zonës.TS