Më 17.10.2025, rreth orës 19:15, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.A. (30) nga Gostivari. Ai ishte denoncuar më herët, rreth orës 18:00, nga vëllai i tij 24-vjeçar, i cili kishte raportuar se pas një grindjeje të shkurtër, E.A. e kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar se do të aktivizonte një bombë shoku.

Sipas denoncimit, familjarët ia kishin marrë bombën dhe e kishin fshehur jashtë shtëpisë, por më vonë 30-vjeçari kishte vazhduar ta kërcënonte vëllain edhe me një send të mprehtë.

E.A. është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngriten parashtresat përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com