Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur me menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Shkupit.
Sipas burimeve, pritet që gjatë pasdites ndaj tyre të ngrihet edhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike.
Sabahadin Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, u emërua më 29 janar 2025 si pjesë e koalicionit ndërmjet kryetares së komunës Danella Arsovska dhe BDI-së.
Rustemi njihet si kuadër i afërt me Blerim Bexhetin dhe më herët ka ushtruar funksionin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Saraj” nga viti 2017 deri në vitin 2021, ndërsa nga viti 2023 deri në 2024 ka qenë zëvendësdrejtor në Ndërmarrjen Publike “Parkime dhe Gjelbërim” – Shkup.