Më 29 tetor 2025, rreth orës 12:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin F.R. (49) nga Tetova.
Arrestimi është bërë pas denoncimit të gazetares L.V.T. (34) nga Tetova, e cila më herët po atë ditë, rreth orës 10:45, kishte raportuar se i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale statuse me kërcënime serioze për jetën e saj dhe të disa personave të tjerë.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse në Prokurorinë Publike.TS
Mgid