Më datë 30.10.2025, rreth orës 19:30, pas ndërmarrjes së masave operative, policia ndërhyrëse e SPB Shkup arrestoi B.R. (59) nga Shkupi.
Më 28.10.2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, ai me automjetin “Fiat Seicento” kishte goditur një vajzë të mitur 11-vjeçare nga Shkupi dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga aksidenti, vajza ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Menjëherë pas denoncimit, policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe identifikoi e gjeti shoferin dhe automjetin. Me urdhër të prokurorit publik, B.R. u ndalua në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për vepër penale.