Arsenali mposht West Hamin dhe merr përkohësisht primatin
Arsenali ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj West Ham, në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit anglez.
Declan Rice kaloi vendasit në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes.
E për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Bukayo Saka i cili shënoi në minutën e 67-të nga penalltia.
Me këtë fitore, Arsenal tani shkon në kuotën e 16 pikëve dhe merr përkohësisht pozitën e parë me një pikë më shumë se Liverpool që luan pas pak ndaj Chelseat.
Në anën tjetër, West Ham mbetet i parafundit me katër pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para të sezonit.
Mgid