Arsenal ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Premierligë.

“Topcinjtë” triumfuan minimalisht me rezultat 0:1 në udhëtim te Fulhami, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit anglez.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 58-të, kur Leandro Trossard realizoi pas një asistimi nga Gabriel.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” e Mikel Artetës mbajnë vendin e parë në renditje me 19 pikë, tri më shumë se Manchester City, që ndodhet në pozitën e dytë.

Ndërkohë, Liverpool renditet në vendin e tretë me 15 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Fulhami mbetet në vendin e 14-të me 8 pikë të grumbulluara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com