Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me kryetarin aktual të komunës, z. Nuhi Neziri, dhe bartësin e listës, z. Zemri Idrizi, zhvilluan një takim me mësimdhënëset e Komunës së Tearcës informon Tetovasot.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për sfidat dhe nevojat në sektorin e arsimit, si dhe për mundësitë e përmirësimit të kushteve në institucionet arsimore.
Z. Taipi theksoi se arsimi mbetet top prioriteti i programit të AKI-së, duke theksuar se investimi në arsim është investim në të ardhmen e komunës.
“Pa një arsim cilësor, nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm. Mësimdhënësit janë shtylla e përparimit dhe ne do të jemi në krah të tyre me mbështetje të vazhdueshme,” u shpreh Nazim Taipi.
Takimi u zhvillua në atmosferë bashkëpunuese, duke reflektuar përkushtimin e AKI-së për një Tearcë që ecën përpara me dije, zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë.TS