Tridhjetë nxënës të cilët janë nën trajtim spitalor ose në shtëpi për më shumë se tre javë,
nga 1 shtatori në mënyrë aktive ndjekin mësimin në distancë. Një pjesë e tyre janë të
përfshirë online në orë bashk me shokët e klasës, ndërsa me disa prej tyre, mësimdhënësit
zhvillojnë mësim individual duke përdorur mjetet që zakonisht përdoren për mësimdhënie në
distancë, si platformat EDUINO dhe nastava.mk.
Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, MASh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe
OPV-në SANO – Shoqata për mbështetjen e fëmijëve të sëmurë me kancer, futën arsimin
formal në institucionet shëndetësore dhe në kushte shtëpiake, gjegjësisht çdo nxënës që
është i hospitalizuar ose është në shërim në kushte shtëpiake për më shumë se tre javë,
mund në distancë të ndjekë mësimdhënies në klasën e vet ose mësimdhënësi me atë të
organizojë mësimdhënie individuale. Masa sistematike e cila më parë nuk ekzistonte, dhe
tani është rregulluar me ligj dhe aktet nënligjore.
Asnjë nxënës nuk duhet dhe nuk mund të privohet nga arsimimi i tij vetëm sepse po merr
trajtim mjeksorë. Gjendja shëndetësore nuk do të thotë izolim, ndërprerje të arsimit apo
harresë, por përkundrazi, sëmundja është sfidë dhe shoqëria është e detyruar t'u japë atyre
mbështetje dhe shpresë. Duke investuar në njohuritë e tyre, investojmë në një të ardhme më
të drejtë, më empatikë dhe më të fortë.
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh falënderim ndaj mësimdhënësve që janë përfshirë
në realizimin e mësimdhënies për këta nxënës, për përkushtimin dhe sakrificën e tyre, si dhe
falënderim ndaj prindërve/kujdestarëve të nxënësve për mbështetjen dhe pjesëmarrjen
aktive në zbatimin e suksesshëm të këtij procesi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com