Dënim me kusht prej dy vitesh burg mori Rexhep Nuredini për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, incident që ndodhi në qershor të këtij viti në Çair,
. Gjykata Penale e shqiptoi dënimin bazuar në pranimin e fajit, me kusht që ai gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Avokati Naser Raufi deklaroi se i akuzuari ka treguar pendim të sinqertë dhe ka kontribuar për përfundimin e shpejtë të procedurës, ndërsa kryetarja ia ka falur dhe nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim material-ligjor. Sulmi ndodhi gjatë kontrollit të një ndërtese pa leje, ndërsa Nuredini akuzohej për veprën penale “dhunë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com