Gara në Bërvenicë po merr përmasa të jashtëzakonshme. Ndërsa diaspora shqiptare po përgatitet që të dielën të zbarkojë masivisht në Bërvenicë, asnjë prej liderëve të VLEN-it nuk ka guxuar ende të dalë hapur në mbështetje të kandidatit të Lidhjes Demokratike (LD), Haqim Ramadanit.
Bilall Kasami, që pas “qortimit” publik të kryeministrit Mickovski për Bërvenicën dhe Kërçovën, është zhdukur nga skena dhe ik nga mediat. Nuk ka asnjë deklaratë, asnjë fjalë, asnjë thirrje për mbrojtjen e votës shqiptare kundër kandidatit të VMRO-së.
Heshtja e tij flet më shumë se çdo deklaratë, ikja nga mediat është edhe një poshtrim ndaj votës shqiptare.
Edhe lideri i LD-së, Izet Mexhiti, vazhdon të kërkojë vota për kandidatët në Strugë dhe Bogovinë, por jo për atë në Bërvenicë.
Pse? A është frika nga Mickovski ajo që i ka mbyllur gojën edhe Mexhitit?
Kryeministri Mickovski nga Bërvenica kërcënoi hapur se pas zgjedhjeve do ta shkarkojë Haqim Ramadanin. Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami as nuk flasin e as nuk reagojnë e as e mbështesin Haqim Ramadanin.
Nëse një lider shqiptar nuk mund të mbrojë kandidatin e vet dhe drejtorin e vet, si mund të mbrojë popullin që e voton?
Pasi kërcënoi se do të shkarkojë pas zgjedhjeve Haqim Ramadanin, kryeministri Mickovski paralajmproi se “Tetova, Struga dhe Dibra do të pësojnë keq” një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vullnetit shqiptar dhe një “shkulje” veshi për liderët e VLEN-it.
Sot lind një pyetje:
A po e lënë Bilall Kasami dhe Iyet Mexhiti Haqim Ramadanin në baltë vetëm që të mos hidhërohet Mickovski?
A kanë frikë liderët e VLEN-it që të përballen me të vërtetën, apo thjesht kanë zgjedhur të heshtin në këmbim të votës së VMRO-së në Tetovë, edhe pse shkelet mbi dinjitetin kombëtar në Bërvenicë?
Këto dilema do të marrin përgjigjen më 2 nëntor, kur populli do të flasë me votë. Dhe ajo votë do të tregojë qartë kush është me dinjitetin shqiptar e kush është nën hijen e Mickovskit.