Zbulohet pas kalimit të përafruar me Tokën një asteroid me diametër 3 metra. Ai kaloi pranë Antarktidës, në të njëjtën lartësi ku është i pozicionuar Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të detajuara tashmë, ai kaloi në 428 km mbi sipërfaqen e Tokës, por edhe sikur të kishte arritur të hynte në atmosferë, nuk do të kishte qenë i rrezikshëm, për shkak të përmasave të vogla.

U zbulua disa orë pas kalimit nga astronomët e Zyrës për Mbrojtjen Planetare të Agjencisë Hapësinore Evropiane, dhe në një deklaratë për shtyp, ata kanë saktësuar se, pavarësisht mungesës së vrojtimit, objekte qiellore të këtyre dimensioneve nuk përbëjnë rrezik domethënës.

Ndërsa NASA, që për shkak të shutdown-it ka pezulluar çdo komunikim, ka përditësuar vetëm një informacion, sipas të cilit asteroidi 2025 TF parashikohet të kalojë pranë Tokës sërish në vitin 2087.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com