Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, Azir Aliu, sonte ka marrë pjesë në tubimin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në Gostivar, ku siç shkruan Aziri, u dha mbështetje e fuqishme për kandidatin për kryetar komune, Sebaedin Dauti.

Në statusin e tij, Aliu shkruan se ndryshimi që po ndodh në vend nuk është vetëm politik, por edhe njerëzor, duke bashkuar njerëz që besojnë në ndershmëri, punë dhe rezultate të prekshme.

“Sonte, në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, mora pjesë në tubimin e VMRO-DPMNE-së në Gostivar, ku u dha mbështetje e fuqishme për kandidatin tonë për kryetar komune, Sebaedin Dauti. Ngjarja dëshmoi se ndryshimi në vend nuk është vetëm politik, por edhe njerëzor. Ai bashkon njerëz që besojnë në ndershmëri, në punë dhe në rezultate të prekshme”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com