Mbështetja publike e babait të komandantit të ndjerë Nuri Mazarit ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, vjen si përgjigje e fuqishme ndaj shpifjeve të fundit të shefit të shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, njofton TS.
Azizi kishte akuzuar në mënyrë të pabazuar dhe me shpifje të rënda bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit për vrasjen e komandantit Nuri Mazarit dhe komandantëve të tjerë, duke përhapur kështu dezinformata që synojnë të përçajnë shqiptarët.
Mbështetja e babait të Mazarit, i cili ka dalë hapur në krah të Ali Ahmetit, rrëzon këto akuza dhe thekson rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit politik në taborin shqiptar.
Ky qëndrim i fuqishëm nga familja Mazarit është një mesazh i qartë kundër përpjekjeve për nxitjen e urrejtjes dhe ndarjes, duke forcuar pozicionin e BDI-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në rrugën drejt përfaqësimit dhe përparimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./TS