Në një intervistë të sinqertë dhe emocionuese për Tetovasot (TS), babai i Flamur Gjolekës, kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Dollnenit, ka shprehur mbështetje të plotë dhe krenari për të birin, duke e cilësuar atë si një njeri të përkushtuar që vjen nga mërgata për të kontribuar për vendlindjen.

“Do t’i kalojë të gjithë dhe, falë Zotit, besoj me 1000% se Flamuri do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Dollnenit. Flamuri sot ka marrë rrugën e Ali Ahmetit dhe deri në fund të jetës do të qëndrojë pas tij, ashtu edhe unë”, theksoi për TS babai i Flamur Gjolekës.

Ai shtoi se Flamuri nuk ka ardhur për përfitime personale, por për të sjellë ndryshim për të gjithë banorët, pa dallim etnie apo partie, dhe se ai dhe djali i tij do të qëndrojnë deri në vdekje pas Ali Ahmetit.

“Askush nuk guxon të flasë kundër Ali Ahmetit, kushdo që të jetë ai. Kjo është bindja jonë.”, theksoi ai.

Ky mesazh vjen nga Çërnilishta, fshati prej nga vjen kandidati, ku komuniteti ka shprehur mbështetje të fuqishme për Flamur Gjolekën, duke e parë atë si një mundësi të re për zhvillim ekonomik, punësim të të rinjve dhe përfaqësim dinjitoz në qeverisjen lokale./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com