Në bulevardin “Ilinden” sot, kandidati i AKI për Tetovën, Bajram Rexhepi, zhvilloi një takim me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve, duke dërguar mesazhin se beteja për Tetovën vazhdon më 2 Nëntor informon Tetovasot.
Rexhepi theksoi se në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët do të kenë mundësinë të vendosin për votën e lirë dhe vullnetin e tyre, ndërsa ai vetë premtoi përkushtim dhe përfaqësim të interesave të qytetit.
“Si asnjëherë më parë, kemi një kontratë me qytetarët dhe me të gjithë ata që ia duan të mirën Tetovës, pa përjashtim,” deklaroi Rexhepi.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale zhvillohet më 2 Nëntor, dhe Tetova mbetet një nga komunat ku gara është më e ngushtë dhe e ndjekur me interes nga qytetarët dhe partitë politike.
#BashkëPërTetovën ✅