Në debatin e ashpër të zhvilluar në emisionin “Jeta në Kosovë”, kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, përballë kryetarit aktual Bilall Kasami, nxori në pah dështimet kryesore të komunës gjatë mandatit të kaluar, me fokus kryesor stadiumin e qytetit.

Rexhepi theksoi se, edhe pse Komuna e Tetovës deklaron se stadiumi është në proces ndërtimi me leje rekonstruimi, realiteti është krejt ndryshe.

“Para 4 vitesh u premtua se për këtë periudhë do të ndërtohej një stadium i ri. Por jo vetëm që nuk është ndërtuar, sot kemi dy tribuna më pak dhe absolutisht nuk ekziston asnjë plan investimi për këtë projekt,” tha Rexhepi, njofton TS.

Kandidati i opozitës, Bajram RExhepi kritikoi edhe menaxhimin financiar të komunës.

“Ndërkohë që po ndërtohet një ndërmarrje publike transporti që sjell humbje prej 300,000 euro në vit, si mund të mendohet ndërtimi i një stadiumi me vlerë prej 10 milion eurosh në këto kushte? Kjo është një anomali dhe fyerje për inteligjencën e qytetarëve,” shtoi Rexhepi.

Fjalimi i tij ngjalli reagime të forta në studio dhe theksoi thelbin e kritikave ndaj qeverisjes aktuale lokale në Tetovë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com