Gjatë debatit të ashpër në emisionin “Jeta në Kosovë”, kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, nuk kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij, kryetarit aktual Bilall Kasami.

Në një moment, Rexhepi theksoi se, Bilall Kasami është edhe kandidat i VLEN-it edhe kandidati i VMRO-së, njofton TS.

“Vetëm një replikë: kandidati i VMRO-së po akuzon dhe po shpif shumë në këtë debat. Besoni se… Po, është edhe kandidati i VLEN-it dhe kandidati i VMRO-së.”, theksoi Rexhepi.

Kjo deklaratë nxiti tensione dhe theksoi rivalitetin e fortë mes dy kandidatëve, ndërsa debati vijoi me akuza dhe kundërakuza për çështjet kryesore të komunës së Tetovës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com