Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Shqiptarët (AKI), Bajram Rexhepi, ka reaguar pas debatit të sotëm të organizuar nga TV Koha, ku mungoi kundërkandidati i tij, Bilall Kasami nga Lëvizja VLEN.
Rexhepi ironizoi mungesën e Kasamit me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Nga debati i sotëm me një karrige bosh në TV Koha – Tetovë!”, shkruan Bajram.
Ai shtoi se ky nuk është rasti i parë që Kasami shmang përballjen publike, duke nënvizuar se refuzimi për të debatuar është mungesë respekti ndaj qytetarëve./TS
Mgid