Në debatin “Jeta në Kosovë” kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi e ka deklasuar Bilall Kasamin me denonacion prej 800 mijë euro nga kompania e Serbisë, dhe ngriti shqetësime serioze mbi financimet e dyshimta që, sipas tij, po ndodhin në komunë me mbështetje nga struktura serbe.
Duke folur në emisionin “Jeta në Kosovë”, Rexhepi përmendi rastin konkret që ka të bëjë me një kompani nga Serbia, njofton TS.
“Është një kompani serbe që ka pasur vetëm 20.000 euro qarkullim vjetor, dhe papritur ka dhënë një donacion prej 800.000 euro në Tetovë!”
Ai theksoi se ky rast ngre shumë pikëpyetje dhe nuk mund të trajtohet si diçka e zakonshme.
“Do të ishte e kuptueshme që dikush të mos ketë besim në këto fjalë, por kur Parlamenti Evropian miraton një rezolutë të votuar nga 460 eurodeputetë, ku thuhet qartë se Maqedonia e Veriut po rrezikohet nga ndikimi i botës serbe, atëherë bëhet shumë më e qartë se çfarë prapavije të errët mund të ketë ky ‘donacion serb’ në zemër të Tetovës,” tha Rexhepi.
Rexhepi kërkoi hetim të thelluar për këtë rast dhe paralajmëroi se kjo nuk është vetëm çështje financiare, por edhe kombëtare dhe strategjike për të ardhmen e qytetit./TS