Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në kuadër të fushatës zgjedhore sot ka theksuar se do të jetë mbrojtës i pronës publike nëse zgjidhet kryetar i Tetovës. Plotësisht, ai premton se do të zgjidh problemin me mbeturinat, por edhe me qentë endacakë. Rexhepi, gjithashtu tha se do të angazhohen për pastrimin e rrugicave dhe bulevardeve.

“Udhëheqësia e ardhshme e Komunës së Tetovës do të jetë mbrojtës i pronës publike dhe jo një ndërmjetës i privatizimit të pronave publike, ashtu siç ndodhi në këto 4 vitet e kaluara. Unë ju garantoj që gjatë 4 viteve të ardhshme Qyteti do të pastrohet në të gjitha, edhe në pjesën e rrugicave, edhe në pjesën e bulevardeve dhe nuk do të krijojmë një mekanizëm të fuqishëm të pastrimit të qytetit. Me çrast, do të zjgidhet edhe problemi i qenve endacakë. Sepse qentë endacakë sot janë në Tetovë pasi që ka mbeturina gjithandej në Tetovë dhe me ato, e vetmja mënyrë që të ushqehen me to dhe të mbijetojnë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com