Bajram Rexhepi: Lagjia Dardania, pas çdo reshje shiu, banorët përballen me vështirësi të mëdha. Do t’i japim fund! (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar ndaj gjendjes alarmante në lagjen Dardania, e cila pas çdo reshje shiu përballet me probleme serioze infrastrukturore që rrezikojnë sigurinë e banorëve dhe e bëjnë të pamundur qarkullimin normal.
“Në lagjen Dardania, pas çdo reshje shiu, banorët përballen me vështirësi të mëdha që rrezikojnë sigurinë dhe pamundësojnë qarkullimin e lirë. Kësaj neglizhence komunale po i vjen fundi!”, ka deklaruar Rexhepi, njofton TS
Ai theksoi se në planin e tij parashikohet transformimi i plotë i infrastrukturës në çdo lagje të qytetit, me rrugë të rregulluara, sistem të qëndrueshëm të kanalizimit dhe standarde urbane moderne.
“Çdo lagje e Tetovës do të ketë infrastrukturë funksionale, moderne dhe dinjitoze. Qytetarët meritojnë kushte të denja për jetesë, pa baltë, pa përmbytje dhe pa kaos,” theksoi më tej ai.
Ky angazhim është pjesë e planit të tij për një Tetovë funksionale, të pastër dhe të zhvilluar, ku infrastruktura nuk është privilegj i disa zonave, por e drejtë për të gjithë./TS