Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi vazhdon fuqishëm takimet me qytetarët, duke sjellë një valë mbështetjeje që po forcohet çdo ditë.

Sonte në Lagjen 146 dhe në Bregun e Diellit, u dëshmua edhe një herë se fryma e fitores së 19 Tetorit është më e gjallë se kurrë, njofton TS.

Takimet me banorët e këtyre lagjeve u karakterizuan nga një atmosferë pozitive, energji e lartë dhe besim i fortë në ndryshimin që Rexhepi po sjell në qytet.

Qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për çështje të përditshme, si mungesa e investimeve, trafiku, shërbimet publike dhe gjendja e infrastrukturës, ndërsa kandidati i AKI-së premtoi qeverisje me duar të pastra, punë të ndershme dhe projekte konkrete që do të prekin çdo lagje të Tetovës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com