Bajram Rexhepi merr mbështetje të madhe në Shipkovicë: Më 19 Tetor kthejmë dinjitetin e Tetovës! (VIDEO)

Shipkovica, simbol i qëndresës dhe dinjitetit, u shfaq më e bashkuar se kurrë në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi.
Në një takim të mbushur me energji dhe vendosmëri, banorët e kësaj zone historikisht të fortë i dhanë mbështetje të fuqishme vizionit të Rexhepit për një Tetovë të drejtë, dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse.
“Tetovarët nuk do ta durojnë më këtë poshtërim. Është koha të kthejmë krenarinë tonë. Më 19 Tetor bëjmë ndryshimin që e meritojmë,” deklaroi Bajram Rexhepi përballë qytetarëve të Shipkovicës.
Duke folur për situatën aktuale në komunë, Rexhepi theksoi se qytetarët janë të lodhur nga neglizhenca institucionale dhe nga premtimet boshe. Ai shpalosi zotimet për një qeverisje lokale transparente, me prioritet shërbimet bazë, zhvillimin ekonomik, arsim cilësor dhe infrastrukturë moderne për të gjitha lagjet dhe fshatrat.