Në vijim të fushatës së tij për Komunën e Tetovës, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, hapi sonte zyrtarisht shtabin zgjedhor në lagjen Shaip Kamberi, një nga lagjet më të vjetra dhe më arsimdashëse të qytetit.

Atmosfera e ngrohtë, mikpritja tradicionale tetovare dhe entuziazmi i banorëve ishin dëshmi e besimit dhe mbështetjes që kjo pjesë e qytetit i jep vizionit të ri për Tetovën.

“Lagjja Shaip Kamberi është simbol i përkushtimit për arsim dhe zhvillim. Mikpritja që na ofruan banorët sot na forcon edhe më shumë në bindjen tonë se Tetova meriton shumë më mirë,” – u shpreh Rexhepi gjatë fjalës së tij para përkrahësve.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi i një rruge të re, me vizion të qartë për një Tetovë më dinjitoze, më të pastër, më funksionale dhe më të afërt me qytetarët.

“Ditët më të mira për Tetovën janë pranë. Me punë të ndershme, me vendosmëri dhe me qytetarët në krah – bashkë do ta ndërtojmë Tetovën që e meritojmë,” – përfundoi Rexhepi./TS

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com