Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën, Bajram Rexhepi, zhvilloi sonte një takim me qytetarët në lagjen Migjeni, ku u prit me entuziazëm dhe energji pozitive nga banorët e zonës.
Në një atmosferë të mbushur me optimizëm dhe mobilizim, Rexhepi tha se në Migjen është vendosur simbolikisht “vula e fitores” për zgjedhjet e 19 tetorit.
“Energji, entuziazëm dhe besim që ndihen në çdo fytyrë. Nga zemra e Tetovës po vjen e ardhmja dhe shpresa e qytetit,” deklaroi Rexhepi.
Ai falënderoi të gjithë përkrahësit për mbështetjen e fuqishme dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me këtë frymë të bashkimit dhe vendosmërisë deri në ditën e votimit.
Mgid