Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Reexhepi i tha hapur në debat Bilall Kasamit, se për komunën e Tetovës dhe përgjithçka tjetër vendos shefi i Kasamit, Adnan Azizi.
Gjatë emisionit “Jeta në Kosovë” me gazetaren Jeta Xharra, Rexhepi deklaroi se Kasami nuk është ai që merr vendimet kryesore në komunë.
“Nuk vendosën, zoti Kasami, por vendos shefi i tij, Adnan Azizi i cili po menaxhon të gjitha ndërtimet, bashkë me një klikë shumë të vogël njerëzish që shohin vetëm përfitimet personale, jashtë çdo norme ligjore të ndërtimit në Tetovë,” tha Rexhepi, njofton TS.
Ai akuzoi drejtpërdrejt administratën aktuale se ka lejuar zhvillimin urban pa transparencë, me interesa të ngushta klanore dhe jashtë çdo standardi ligjor.
Deklarata u bë në kuadër të debatit zgjedhor për komunën e Tetovës, i cili u karakterizua nga përplasje të forta dhe akuza reciproke mes dy kandidatëve kryesorë./TS