Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi një vizitë në shtabin zgjedhor të Xhepçishtit, ku u prit me entuziazëm nga banorët dhe aktivistët lokalë. Vizita kishte karakter mobilizues dhe vlerësues ndaj angazhimit të strukturave në këtë zonë të rëndësishme të komunës.
“Po bashkëbisedojmë me qytetarët për të rritur edhe më tej mobilizimin drejt 19 tetorit – dita kur kthejmë dinjitetin për Tetovën,” u shpreh Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe pjesëmarrjes masive në votime.
Nën moton #BashkëPërTetovën, Rexhepi shpalosi vizionin e tij për një qeverisje të drejtë, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai falënderoi ekipin e shtabit të Xhepçishtit për punën dhe përkushtimin në terren, duke u shprehur i bindur në fitoren e 19 tetorit./TS