Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën, Bajram Rexhepi, vizitoi sonte shtabin zgjedhor në Poroj, ku u prit nga banorët dhe aktivistët lokalë në një atmosferë mobilizuese për zgjedhjet e 19 tetorit.

Në fjalën e tij, Rexhepi u shpreh se Poroj gjithmonë ka qenë simbol i qëndresës dhe refuzimit të nënshtrimit, ndërsa theksoi se nga ky fshat do të nisë kthimi i dinjitetit për Tetovën dhe qytetarët e saj, njofton TS.

“Sonte vizituam shtabin në Poroj, ku bashkë me banorët dhe aktivistët biseduam për mobilizimin e madh që na pret drejt fitores së 19 tetorit. Poroji gjithmonë ka ditur t’i thotë jo nënshtrimit, dhe pikërisht nga Poroji do të nisë kthimi i dinjitetit për Tetovën dhe tetovarët,” deklaroi Rexhepi.

Ai bëri thirrje për angazhim të plotë dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke e cilësuar 19 tetorin si një datë vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe për kthimin e besimit tek përfaqësimi i ndershëm./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com