Në vendin e dijes dhe të besës, Xhepçisht, u përcoll mesazhi i fuqishëm se 19 Tetori është dita e dinjitetit dhe e llogaridhënies për Tetovën.

Në një tubim madhështor ku morën pjesë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u bë e qartë se Tetova do të ketë më në fund një kryetar që do ta udhëheqë qytetin me përgjegjësi dhe vizion.

Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), u shfaq si zëri i ndryshimit të vërtetë, duke sjellë shpresë për qytetarët që janë lodhur nga mashtrimet dhe korrupsioni.

“Mjaft mashtrimeve, mjaft korrupsionit. Është koha të bëhemi Bashkë për të ardhmen e Tetovës!” – theksoi Rexhepi.

Mesazhi i përbashkët i liderëve ishte i qartë: Tetova do të jetë më në fund shtëpia e qytetarëve të saj, ku dinjiteti dhe përgjegjshmëria do të jenë vlera kryesore.

Të gjithë së bashku po punojnë për një Tetovë më të mirë, më të bashkuar dhe me drejtim të ri, që përgjigjet ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve.

19 Tetori është dita kur qytetarët do të vendosin për një të ardhme të ndritur, me Bajram Rexhepin në krye të komunës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com