Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në intervistën e dhënë për Alsat, ka reaguar ndaj zhvillimeve pas raundit të parë zgjedhor dhe ka komentuar mbështetjen që, sipas tij, kundërkandidati ka marrë nga struktura të partive të tjera.

“Kundërkandidati ka pasur thirrje nga përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. Ne nuk kemi pasur asnjë koalicion të tillë. Ju e dini se në Tetovë ka pasur shumë lista zgjedhore, përveç atyre partiake, prandaj ishte e pritshme që kandidatët të kenë më shumë vota se listat e partive politike,” deklaroi Rexhepi, njofton TS.

Ai shtoi se në raundin e dytë situata do të ndryshojë rrënjësisht, pasi qytetarët do të kenë përballë vetëm dy alternativa të qarta.

“Në raundin e dytë do të votohet vetëm për dy kandidatë, dhe qytetarët do ta japin votën bazuar në ofertat tona politike. Kjo do të jetë një votë e ndërgjegjshme, por edhe një votë kundër gënjeshtrës më të madhe elektorale që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Tetovë,” theksoi Rexhepi.

Sipas tij, kundërkandidati nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që kishte dhënë para katër vitesh, ndërsa AKI mbetet e përkushtuar të ofrojë “një drejtim të ri për Tetovën”./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com