Bajram Rexhepi: Tetova meriton një fillim të ri, jo vazhdimin e rënies, shitjes dhe degradimit të qytetit (VIDEO)
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, thekson se prioriteti i tij kryesor është dëgjimi i qytetarëve dhe adresimi i nevojave të tyre reale, përtej interesave të ngushta partiake apo individuale.
“Detyra ime është të dëgjoj qytetarët. Çdo vendim duhet të burojnë nga nevojat e tyre, jo nga interesat e ngushta të partive apo individëve. Tetova meriton një fillim të ri, jo vazhdimin e rënies, shitjes dhe degradimit të qytetit,” – u shpreh Rexhepi.
Me moton #BashkëPërTetovën, Rexhepi synon të sjellë një qasje të re në politikbërjen lokale, të bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe përfshirje qytetare.
Sipas tij, Tetova ka nevojë për një drejtim të ri që reflekton vullnetin dhe energjinë e qytetarëve që duan ndryshim, zhvillim dhe dinjitet për qytetin e tyre.