Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, së bashku me Asafin, realizoi një vizitë në Shoqatën e Personave me Dëgjim të Dëmtuar dhe me Humbje të Pjesshme të Dëgjimit në Tetovë.

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat me të cilat përballen anëtarët e kësaj shoqate dhe nevojën për mbështetje institucionale më të madhe. Rexhepi theksoi se Tetova duhet të jetë një komunë inkluzive, e hapur për të gjitha kategoritë, ku çdo qytetar të ndjehet i dëgjuar, i respektuar dhe i përfshirë në proceset vendimmarrëse.

“Nuk mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë pa përfshirjen e plotë të të gjithë qytetarëve, pavarësisht sfidave që ata përballen. Angazhimi ynë është për një Tetovë që i jep zë çdo individi,” u shpreh Rexhepi.

Kjo vizitë është pjesë e platformës “#BashkëPërTetovën ✅”, e cila synon ndërtimin e një administrate lokale më sociale, më të drejtë dhe më afër qytetarëve./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com