Bajrami: Komuna i la në baltë e gropa, banorët në Çarshi të Epërme vet e rregullojnë rrugën – kohës së mashtrimeve po i vjen fundi më 19 Tetor (VIDEO)

Banorët e rrugëve në Çarshi të Epërme janë detyruar të ndërmarrin një iniciativë private për rregullimin e rrugëve të tyre, pasi komuna e Tetovës i ka lënë në baltë dhe me gropa për më shumë se një vit e gjysmë.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, të cilët për një kohë të gjatë kanë duruar improvizime dhe premtime boshe nga institucionet lokale. Tani, me afatin zgjedhor që afrohet, Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, premton se kjo situatë do të marrë fund.
“Kohës së improvizimeve dhe mashtrimeve po i vjen fundi më 19 Tetor. Me Bajram Rexhepin dhe AKI-n, Tetova do të marrë vëmendjen që meriton, dhe infrastrukturat do të përmirësohen seriozisht, duke filluar nga rrugët në lagjet më të braktisura,” – deklaron Rexhepi.
Banorët presin që ndryshimi i vërtetë të fillojë pas zgjedhjeve, duke besuar në angazhimin dhe seriozitetin e Bajram Rexhepit dhe ekipit të tij.