Sonte, në vend të një debati për Tetovën, publiku ndoqi një intervistë njëanëshe. Arsyeja? Kundërkandidati Bilall Kasami refuzoi të marrë pjesë, duke e lënë karrigen bosh,  sërish, theksoi kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi.

Sipas Bajrami pas përballjes së parë më 8 tetor në Prishtinë me gazetaren Jeta Xharra, Kasami nuk ka pranuar asnjë tjetër debat publik. Si në emisionin në TV Telma, ashtu edhe sonte në TV Shenja, ai mungoi pa ndonjë arsye të qartë.

Kandidati për kryetar të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerand Bajrami, i bëri sot një thirrje publike Kasamit.

“E sfidoj publikisht që nesër të përballemi në debatin e TV21! Nga përballja me faktet dhe të vërtetën ik vetëm ai që ka frikë nga e vërteta.”

Ai shtoi se qytetarët meritojnë një debat të hapur, ku secili kandidat t’i përgjigjet pyetjeve të rëndësishme për të ardhmen e Tetovës.

Bajrami do të jetë sonte i ftuar në emisionin e gazetarit Abedin Ismaili në TV Shenja, në orën 20:30, ku do të flasë për projektet, vizionin dhe sfidat e fushatës./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com