Më 21 tetor 2025, rreth orës 15:40, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan personin A.V. (23) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Pas arrestimit, me urdhër të gjykatës u krye bastisje në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ishte i pranishëm edhe babai i tij, B.V. (46). Gjatë kontrollit, policia gjeti një pistoletë dhe dy karikatorë me gjashtë dhe shtatë plumba, për të cilat nuk posedonin dokumentacion.

Të dy personat u privuan nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten parashtresat përkatëse penale.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com