Bayern Munich ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e madh të Bundesligës gjermane, duke triumfuar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2–1.
Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 22-të, kur Harry Kane realizoi pas një asistimi nga Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, Michael Olise dyfishoi avantazhin e Bayernit në minutën e 79-të, duke i çuar shifrat në 2–0.
Pesë minuta më vonë, Julian Brandt ngushtoi rezultatin për Dortmundin, por ky mbeti edhe goli i fundit i takimit.
Me këtë fitore, Bayern Munich ngjitet në krye të tabelës me 21 pikë, duke regjistruar 7 fitore nga 7 ndeshje.
Në anën tjetër, Borussia Dortmund mbetet në pozitën e katërt me 14 pikë.
Mgid