Sonte është mbledhur BDI në Gostivar.

Siç bëhet e ditur, është njoftuar struktura për rezultatin zgjedhor dhe kanë nisur aktivitetet për procesin e ardhshëm zgjedhor.

“KUMTESË PËR MEDIA

Strukturat e BDI-së në Gostivar zhvilluan takimin e radhës
Strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar zhvilluan sonte takimin e radhës, në një atmosferë bashkëpunimi, përkushtimi dhe motivimi të lartë për sfidat politike që vijnë.
Në takim morën pjesë Shefi i Shtabit, Dr.Nexhati Jakupi, Kryeministri i parë shqiptar, z.Talat Xhaferi, Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, z.Valdet Xhaferi, si dhe shefat e shtabeve dhe kryetarët e Këshillave Vendorë, anëtarë të strukturave, forumi rinor e forumi i gruas, koordinatorë të kutive, vëzhgues dhe simpatizantë.
Gjatë këtij takimi unanimisht u theksua mirënjohja dhe respekti i thellë për liderin e shqiptarëve z.Ali Ahmeti, për urtësinë, guximin dhe vizionin e tij politik që ndër vite ka qenë frymëzim dhe bashkim për të gjithë.
Pos tjerash folësit përmend faktin se kryetari z.Ali Ahmeti nuk udhëheq vetëm një parti, ai udhëheq një kauzë: kauzën e barazisë, dinjitetit dhe progresit të shqiptarëve.
Pjesëmarrësit shprehën krenarinë e tyre për rezultatet e arritura dhe për faktin se Besëlidhja AKI ka fituar shumicën e votave në mbarë vendin. Kjo fitore, u theksua më tej, “nuk është vetëm një numër, por është zëri i popullit që beson në misionin, unitetin dhe drejtimin që ka treguar lideri ynë z.Ali Ahmeti.”
Në mënyrë të veçantë u vlerësua kontributi i Këshillave Vendorë, Forumit të Gruas, Forumit Rinor dhe i çdo aktivisti e vullnetari që ka dhënë kohën, energjinë dhe përkushtimin e tij për këtë sukses.
“Së bashku kemi dëshmuar se uniteti fiton, se përkushtimi sjell rezultate dhe se misioni ynë vazhdon më i fortë se kurrë,” u theksua gjatë takimit.
Ky takim u mbajt me qëllim të informimit të strukturave mbi zhvillimet politike aktuale dhe planifikimin e aktiviteteve që do të ndërmerren në periudhën në vijim.
Konkluzë e përbashkët e të gjithë të pranishmëve,
Puna vazhdon. Vizioni vazhdon. Dhe me liderin e pamposhtur z.Ali Ahmetin në krye fitoret do të jenë të pakontestueshme

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com