Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të shtunë mbledhjen e kryesisë së partisë në selinë e demokratëve, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 9 Nëntorit.Gjatë takimit, Berisha paralajmëroi mundësinë e përgatitjes së një dosjeje për Gjykatën Ndërkombëtare, me akuzën ndaj kandidates për Bashkinë Tiranë për PS-në dhe ish-ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për krime kundër njerëzimit sipas tij.
Sipas Berishës, organet e PS-së dhe vetë Manastirliu janë përgjegjës për lënien në mëshirë të pacientëve me ilaçe të skaduara, ndërhyrje në etiketimin e barnave dhe shkelje të tjera makabre në sistemin shëndetësor, përfshirë prishjen e aparaturave që mund të riparoheshin brenda një jave.“Mund të përgatisim një dosje për gjykatën ndërkombëtare për Manastirliun, aktet e saj ngjiten në nivelet e krimeve kundër njerëzimit.Janë akte që nuk mund të konsiderohen vetëm si vepra penale, por që sipas konventave ndërkombëtare përbëjnë krime kundër njerëzimit.