Kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Besnik Asani, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale to ta përkrah Arsim Dalipin nga AKI.

Dalipi tha se se ky bashkim mes dy kandidatëve, është mesazh se ndryshimi është i mundur dhe është afër dhe shtoi se, në këtë rast, fitorja nuk është vetëm qëllim, por domosdoshmëri.

“Sot unë jam bashkuar me kandidatin e pavarur, z. Besnik Asani. Ky bashkim nuk është vetëm një lëvizje politike, por një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për drejtimin e ri që unë dua t’i jap Strugës.

Unë besoj se integriteti, profesionalizmi dhe vlerat janë mbi interesat e ngushta partiake. Kur njerëzit e ndershëm bashkojnë forcat, fitorja nuk është vetëm qëllim – ajo bëhet domosdoshmëri.

Me këtë hap, unë i hap rrugë një administrate të pastër, larg korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike që e kanë dëmtuar qytetin tonë për vite me radhë.

Bashkimi im me Besnik Asanin është mesazhi më i fortë se ndryshimi është i mundur – dhe është në prag”, tha Dalipi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com