Gjorgji Galetanovski ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LSDM në Qytetin e Shkupit.

Dorëheqja është e parevokueshme dhe është bërë për arsye morale dhe personale. Ajo vjen pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, në të cilat LSDM pësoi disfatë dhe fitoi vetëm 5 këshilltarë në Qytetin e Shkupit.

TV 24 u përpoq të merrte një deklaratë nga Galetanovski, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve të tyre. Zyrtarisht, nga partia e Venko Filipçes vetëm kanë konfirmuar se dorëheqja është dorëzuar në selinë e partisë.

“Dorëheqja është dorëzuar për arsye personale dhe morale dhe është dërguar në parti. Për sa i përket vendimeve të mëtejshme, organet e LSDM-së do të veprojnë në përputhje me dispozitat statutare të partisë, për të cilat do ta njoftojmë opinionin publik”, thanë për TV 24 nga LSDM.

Përndryshe, Galetanovski është një nga disa këshilltarët që LSDM fitoi në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Sipas informatave të TV 24, ai ka qenë kritik ndaj disa politikave të liderit aktual të partisë. Gjatë mandatit të Petre Shilegovit në krye të Qytetit të Shkupit, Galetanovski ka qenë drejtor i Kopshtit Zoologjik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com