Mbi 155 punonjës të Spitalit të Tetovës vazhdojnë çdo ditë të punojnë nën ankthin se do t’u ndërpriten vendimet e punës. Pas çdo muaji ata përballen me frikën se mund të largohen nga vendet e tyre të punës.

Dje, kandidati i VLEN-it për Tetovën, Bilall Kasami, ka keqpërdorur politikisht edhe Spitalin e Tetovës. Edhe pse nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë institucion, ai ka folur publikisht për kontratat e punonjësve shëndetësorë, të cilët prej muajsh ndihen të mashtruar nga ministri Azir Aliu.

Kasami deklaroi se “155 punonjësit morën vendime dhe pikë”. Por, që nga ajo kohë, punonjësit vazhdojnë të jenë pa vendime pune, duke jetuar me pasiguri dhe ankth çdo muaj.

Sipas burimeve të portalit TS, pas zgjedhjeve përflitet se vendimet e reja pritet t’i marrin militantë të afërt me Bilall Kasamin.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com